Për ditën e mërkurë, moti në vendin tonë pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, që do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, do të fillojnë që në orët e para të ditës dhe do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit deri në mesditë.

Pas orëve të mesditës, reshjet do të bëhen më të përqendruara në jug të vendit dhe përgjatë relievëve malore, duke vazhduar deri në orët e vona të pasdites. Priten gjithashtu periudha të shkurtra shtrëngatash, që mund të jenë të izoluara në disa zona.