Dy mjeke të Urgjencës në spitalin e Elbasan janë proceduar penalisht pas vdekjes së një pacienteje 63-vjeçare.

Procedimi nisi pas kallëzimit të vajzës së viktimës, e cila pretendon se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.