Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi kriteret për kandidatët që duan të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Ai bëri me dije se çdo kandidat duhet të ketë realizuar të paktën 10 kontrata për paketën e maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Rama theksoi se kjo është e domosdoshme, duke kujtuar se reforma territoriale vendosi bashkitë në qendër të menaxhimit të territorit rural.