Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme (21 mars) në unazën e qytetit të Pogradecit, ku kanë mbetur të plagosur dy bashkëshortë.
Në ngjarje janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Të lënduarit po udhëtonin me motor dhe kanë pësuar dëmtime të ndryshme.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi R. Z. është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi E. Sh.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej si pasagjere. Të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, njoftoi policia.
Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit, R. Z., do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.






