Është shtyrë seanca e 12-të e gjyqit mes Erion Veliajt dhe Aulon Kalasë.

Seanca e planifikuar për sot (25 mars), ku priteshin konkluzionet përfundimtare, u shty me kërkesë të avokatit të Veliajt, i cili kërkoi kohë për t’u takuar me klientin në burgun e Durrësit.

Veliaj ka paditur Kalasë për shpifje, pas deklaratave të këtij të fundit në një emision televiziv. Seanca e radhës është caktuar më 31 mars, në orën 14:30.