Sipas parashikimeve, qielli do të jetë kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra kthjellimi herë pas here. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës përgjatë zonave bregdetare, me intensitet të dobët, dhe do të zgjasin deri në mëngjes.
Më pas, gjatë orëve të pasdites, reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat perëndimore mund të ketë edhe rrebeshe të shpejta dhe të përkohshme.
Në mbrëmje, moti do të fillojë të përmirësohet gradualisht, me reshje të izoluara që do të mbeten kryesisht në jugperëndim dhe me intensitet më të ulët.







