Fier – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Kthesa e Mbyetit”. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen janë përfshirë disa automjete, ndërsa raportohet për disa persona të plagosur.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e të lënduarve drejt spitalit.







