Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, duke u ankuar se nuk i është dhënë mundësia e duhur për të mbrojtur veten.
Avokatja e tij, Valentina Teodoresku, tha se klienti qëndroi vetëm një orë në IVEP Durrës, çka nuk i lejoi të njihte dokumentet e dosjes. Ajo kërkoi shtyrjen e seancës, por Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën.
Gjyqtarja Deda shpalli më pas konkluzionet përfundimtare, duke konsideruar se faza e mbrojtjes ishte e mbyllur. Pas debatit, Veliaj paralajmëroi se do të largohej nga salla, duke theksuar se nuk po trajtohej sipas të drejtave të tij.






