Edi Rama deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian do të sjellë përfitime të mëdha për të rinjtë, sidomos në arsim dhe punësim. Ai theksoi se aktualisht studentët shqiptarë paguajnë më shumë se ata në BE, por me integrimin do të trajtohen si vendas në universitetet dhe tregun e punës europian.

Sipas tij, kjo do t’u japë mundësi të jetojnë, studiojnë dhe punojnë në gjithë Europën. Rama e cilësoi integrimin si një transformim të rëndësishëm për vendin dhe një mundësi historike për të ardhmen e shqiptarëve.