Mbrëmjen e kaluar në spektaklin Big Brother VIP Albania, banorja Selin u përball me një moment të papritur, pasi nëna e saj i kërkoi të tërhiqej nga gara. Megjithatë, pas këtij momenti emocional, ajo u rikthye në shtëpi dhe vendosi të vijojë rrugëtimin drejt finales, e cila pritet të mbahet më 18 prill.
Në dhomën e rrëfimit, Selin u shfaq e prekur, duke ndarë ndjenjat e saj:
“Ndihem shumë e ngarkuar. Fjalët e mamit kanë shumë peshë për mua. E vetmja gjë që më qetësoi ishte fakti që nuk ishin mërzitur me mua. Me qëndrimin tim këtu, personat që kanë bërë deklarime gjatë 48 orëve të fundit do të mbajnë përgjegjësi,” u shpreh ajo mes lotësh.
Më herët, banorja reagoi ashpër edhe ndaj dy konkurrentëve, Mirit dhe Rogertit, duke i akuzuar për përpjekje për të dëmtuar imazhin e saj.
“Dy burra janë munduar të ulin imazhin e një vajze. Kam një mllef shumë të madh. Nuk do të lejoja kurrë që burra të tillë të fitojnë në kurriz të një vajze. Ata do të mbajnë përgjegjësi për fjalët që kanë thënë,” deklaroi Selin, duke lënë të kuptohet qartë vendosmëria e saj për të vazhduar garën.






