Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte çmimet e reja tavan për karburantet në vend, duke reflektuar një tjetër rritje në treg.
Sipas vendimit të fundit, gazoili do të shitet me pakicë deri në 217 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal është përcaktuar në 205 lekë për litër.
Edhe benzina ka pësuar ndryshim, me çmimin e shitjes me pakicë që arrin deri në 176 lekë për litër, ndërsa me shumicë do të tregtohet deri në 164 lekë për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot, më 10 prill, në orën 18:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim të ri, në varësi të luhatjeve të tregut ndërkombëtar.
Rritja e vazhdueshme e karburanteve vijon të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve dhe në koston e jetesës.







