Policia njofton se pas mesazhit kërcënues të mbërritur me email rreth orës 20:10, shërbimet policore, forcat xheniere dhe antiterrori kanë kryer kontrolle të plota në ambientet e qendrës tregtare, pa konstatuar asnjë lëndë të paligjshme.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e autorit që dërgoi mesazhin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.