Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në kryeqytet, duke theksuar se situata është shqetësuese.
Sipas tij, në disa zona të Tiranës, domatja shitet deri në 350 lekë/kg, ndërsa speci arrin në 450 lekë/kg. Braçe nënvizon se kjo rritje nuk lidhet drejtpërdrejt me çmimin e naftës, por me ndikimin e produkteve të importit dhe mungesën e prodhimit vendas.
Ai shton se prodhimi në vend mbetet i kufizuar për shkak të kushteve klimatike dhe dëmeve nga përmbytjet, duke kërkuar më shumë mbështetje për bujqësinë.







