Këtë të hënë vendi do të dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Gjatë mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, kalimtare. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20°C.

Era do të jetë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.

Në det pritet valëzim i ulët, deri në forcën 1 ballë.