E hëna sjell mot të paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë mesditës dhe pasdites priten reshje të lehta shiu në veri, qendër dhe zonat malore, ndërsa në lartësi mund të ketë edhe shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet, ndërsa deti paraqitet me valëzim 3-4 ballë.







