Kjo e martë do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm, ku periudhat me diell do të alternohen me kalime të shpeshta vranësirash. Në pjesën më të madhe të territorit nuk priten reshje, megjithatë zonat veriore mund të përjetojnë herë pas here reshje të lehta dhe të izoluara.

Temperaturat në orët e para të mëngjesit do të jenë relativisht të freskëta, duke zbritur rreth 8°C, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites pritet një rritje e ndjeshme, me maksimumet që mund të shkojnë deri në 29°C.

Era do të jetë mesatare deri e fortë, me shpejtësi që arrin deri në 18 m/s. Si pasojë, në zonat bregdetare pritet një det i trazuar, me dallgëzim që mund të arrijë deri në 5 ballë.