Një foshnje dy muajshe ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, passe ishte dërguar me urgjencë për trajtim më të specializuar për gjendjen e rënduar.

Foshnja mbërriti në QSUT më 13 mars në gjendje kritike dhe, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet hetimore bëjnë me dije se dokumentacioni për këtë rast është dërguar në Prokurorinë e Korçës. Hetimet do të përcaktojnë nëse shkaku i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo një problem shëndetësor i lindur më herët.