E mërkura pritet me mot të paqëndrueshëm në gjithë vendin. Do të ketë reshje shiu që në mëngjes, kryesisht të dobëta, por herë pas here në qendër dhe jug mund të forcohen dhe të shoqërohen me shtrëngata të shkurtra.

Gjatë pasdites reshjet do të pakësohen, duke mbetur kryesisht në zonat malore. Në veri dhe verilindje, në lartësi mbi 1500 metra, pritet edhe dëborë e lehtë.

Era do të jetë mesatare, me forcime të herëpashershme në bregdet, ndërsa deti paraqitet me valëzim të ulët deri mesatar.