Ballina Aktualitet Rriten çmimet e naftës dhe benzinës, ja tarifat e reja në treg

Rriten çmimet e naftës dhe benzinës, ja tarifat e reja në treg

Screenshot

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve. Nga sot (22 prill, ora 12:30), një litër naftë do të shitet deri në 202 lekë me pakicë dhe 190 lekë me shumicë.

Edhe benzina është rritur, duke arritur në 176 lekë/litër me pakicë dhe 164 lekë/litër me shumicë.

Këto çmime do të jenë në fuqi deri në njoftimin e radhës nga bordi.