Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Vlorë për të zhvilluar një takim me deputetët e zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Plazhin e Vjetër.
Takimi vjen pak ditë para nisjes së sezonit turistik veror, një periudhë e rëndësishme për qytetin, që çdo verë mirëpret mijëra turistë vendas dhe të huaj.
Diskutimet pritet të fokusohen te përgatitjet për sezonin, menaxhimi i fluksit të vizitorëve dhe koordinimi mes institucioneve qendrore dhe vendore për të garantuar një sezon të suksesshëm.






