Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës, reshjet pritet të vijojnë me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht mund të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, si dhe në zonat verilindore dhe lindore mbi 700–900 metra lartësi, dhe në juglindje mbi 1000 metra, priten reshje bore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi deri në 22 m/s.

Deti: Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3–5 ballë.