Qeveria do të heqë naftën falas për fermerët, duke e zëvendësuar me një skemë të re mbështetëse. Në vend të saj, për herë të parë bujqit do të përfitojnë 100 euro për çdo hektar të mbjellë.
Skema kombëtare 2026, me një fond prej 52 milionë eurosh, do të përfshijë mbështetje për blegtorinë, bletarinë, bujqësinë dhe investimet në ferma. Do të ketë subvencione për krerë bagëtish, koshere bletësh, ferma organike dhe kontroll biologjik, si dhe mbështetje për mekanikë dhe ndërtim stallash.
Fokusi kryesor mbetet nxitja e prodhimit dhe formalizimi i sektorit bujqësor përmes subvencioneve direkte dhe financimit të investimeve.






