Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në Fier, ku një burrë 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, teksa dyshohet se po tentonte të hynte në një banesë për të vjedhur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar me inicialet I.Z., është gjetur i pajetë pranë një dritareje të shtëpisë. Nga verifikimet e para nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e tij, ndërsa pista kryesore e hetimit lidhet me mundësinë e asfiksisë gjatë përpjekjes për të hyrë brenda banesës.

Autoritetet kanë ngritur grupin hetimor, i cili po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.