Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe herë pas here me kthjellime, kryesisht në zonat veriore. Pas orëve të pasdites priten përmirësime të motit me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët që nga orët e para të ditës deri rreth mesditës, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore. Në periudha të shkurtra reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave. Në veri priten vetëm reshje të izoluara dhe të dobëta, kryesisht në zonat malore. Pas orëve të pasdites reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdet, lugina dhe zona malore mund të arrijë deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1–3 ballë.