Seanca plenare në Kuvend – 5 mars 2026
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare nga ora 10:00, me fokus votëbesimin për ministrat e rinj, pas ndryshimeve të miratuara dje nga presidenti Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama propozoi shkarkime dhe emërime si pjesë e riorganizimit të kabinetit. Mazhoranca socialiste pritet të kërkojë ndryshimin e rendit të ditës për të votuar 13 dekretet e presidentit, që përfshijnë 6 shkarkime dhe 7 emërime ministrore.