Një aksion i forcave speciale “Shqiponja” u zhvillua në qytetin e Vlorës, ku pas një ndjekjeje rreth 30-minutëshe u arrit ndalimi i një mjeti të dyshimtë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë operacionit janë dëmtuar tre automjete të policisë, ndërsa dy punonjës të saj kanë pësuar lëndime. Ata u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në makinën e ndaluar udhëtonin dy të mitur, të cilët janë shoqëruar nga policia për procedurat e mëtejshme.
Detajet dhe shkaqet e plota të ngjarjes vijojnë të hetohen nga autoritetet përkatëse.







