Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm gjatë kësaj të enjteje, me diell në pjesën më të madhe të territorit dhe temperatura tipike të ditëve të fundit të korrikut.
Gjatë orëve të pasdites mund të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore të jugut, por pa sjellë ndryshime të rëndësishme në kushtet atmosferike.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me intensitet të lehtë deri mesatar. Në zonat bregdetare dhe në lugina priten herë pas here forcime të saj, duke sjellë freski të lehtë, ndërsa deti parashikohet përgjithësisht i qetë.







