Nga arat e fshatit Suk në Roskovec, fermeri Ilir Malka rrëfen përditshmërinë e vështirë të atyre që jetojnë me punën e tokës. Ai tregon se dita e tij nis shumë përpara lindjes së diellit, në përpjekje për të siguruar prodhim dhe të ardhura për familjen.
Sipas Malkës, puna e fermerëve nuk po merr vlerësimin dhe mbështetjen që meriton nga institucionet. Me një apel të drejtpërdrejtë ndaj autoriteteve, ai kërkon politika më konkrete për bujqësinë dhe më shumë kujdes për ata që mbajnë gjallë prodhimin vendas.
“Djersa e fermerit nuk mund të shpërfillet. Ne e nisim punën që në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa zgjidhjet për problemet tona vonojnë gjithmonë”, shprehet ai.






