Pas daljes nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka bërë reagimin e tij të parë publik përmes një postimi në Insta-Story.

Ai ka treguar se kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira që ka kaluar, duke theksuar se e ka ndjerë të domosdoshme të flasë hapur për atë që ka ndodhur.

Gjesti ka pranuar gabimet e tij dhe ka shprehur keqardhje për veprimet e kryera, ndërsa shtoi se ka reflektuar gjatë kësaj kohe.

Pavarësisht situatës së vështirë, ai u shpreh i vendosur për të vazhduar rrugëtimin në muzikë dhe premtoi se do të rikthehet me projekte të reja që do t’i publikojë në rrjetet sociale.

“Koha e fundit ka qenë sfiduese për mua dhe e ndiej të nevojshme të flas për gjithçka që ka ndodhur…”