Sipas të dhënave paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit. Për shkak të gjendjes së tij, ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.
Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.







