Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.
Ky vendim vlerëson rëndësinë historike, arkitekturore dhe urbanistike të qytetit dhe synon mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Sipas ministrit, kjo masë jo vetëm që ruan identitetin historik dhe kulturor të Delvinës, por gjithashtu nxit zhvillimin e turizmit kulturor, mbështet ndërhyrjet restauruese dhe rrit ndërgjegjësimin publik mbi vlerën e trashëgimisë kulturore si një aset kombëtar të çmuar.
Blendi Gonxhja deklaroi:
“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpall qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë ‘Ansambël Arkitektonik Urban’, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, si dhe duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Ky status synon jo vetëm ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitjen e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimin e ndërhyrjeve restauruese dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar.”







