Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar këtë të mërkurë në Sarandë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Berdenesh, ku në murin rrethues të banesës së një shtetaseje me inicialet S.I., dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar plotësisht këtë incident.