Ditët e nxehta të verës mund të ndikojnë në humor, duke shkaktuar lodhje, irritim dhe mungesë energjie. Sipas specialistëve, temperaturat e larta rrisin ndjesinë e stresit dhe vështirësojnë përqendrimin në aktivitetet e përditshme.
Për të shmangur këto efekte, rekomandohet të qëndroni të hidratuar, të konsumoni fruta dhe perime të freskëta dhe të evitoni aktivitetet e rënda fizike gjatë mesditës. Një dush i freskët, pak kohë në natyrë gjatë mbrëmjes dhe pushimet e shkurtra mund të ndihmojnë në rikthimin e energjisë.
Cd Ekspertët theksojnë se kujdesi për trupin gjatë vapës ndikon drejtpërdrejt edhe në shëndetin mendor, duke e bërë më të lehtë përballimin e stresit të përditshëm.






