Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e parë të play-off-it për Botërorin 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.
Trajneri Silvinjo ka shpallur listën e 26 lojtarëve të ftuar për këtë përballje, si dhe për një ndeshje të mundshme kundër Ukrainës ose Suedisë më 31 mars.
Për herë të parë në Kombëtaren shqiptare janë ftuar mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani
Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja
Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.






