Këngëtarja Soni Malaj, pjesë e “Ferma VIP 3”, ka ndarë disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo foli për marrëdhënien me vajzën e saj Anna dhe raportin e mirë që vazhdon të ketë me ish-bashkëshortin, Mirko.
Edhe pse janë ndarë, ata vijojnë të jetojnë në të njëjtën vilë në Itali, duke ruajtur hapësira të ndara. Sipas artistes, kjo zgjedhje bëhet për të siguruar qetësi dhe stabilitet për vajzën e tyre.






