Nga Elisa Kocaqi, gazetare dhe drejtuese e portalit

Ankohemi për çmimet, për punët që nuk shkojnë, për padrejtësitë. Ankohemi në rrjete sociale, tek kafja, tek miqtë. Dhe prapë… pak gjëra ndryshojnë.

Është më e lehtë të flasësh se sa të veprosh. Shkruajmë statuse të forta, komentojmë lajme që na shqetësojnë, por sapo mbyllet telefoni, heshtim. Pranojmë atë që nuk duhet të pranojmë.

Ndoshta ndryshimi nuk është gjë e madhe. Ndoshta fillon nga një hap i vogël, nga një fjalë e thënë me zë, nga një veprim i thjeshtë që bën diferencën.

Derisa të mjaftohemi vetëm me ankesa, do të jetojmë në të njëjtin realitet që na mërzit. Por një ditë, pak nga pak, ajo heshtje mund të thyhet. Dhe ndryshimi mund të fillojë.