Nis me tensione seanca plenare e parë për 2026-ën, teksa opozita ka bllokuar foltoren.
Sapo përfundoi Himni Kombëtar, deputetët e PD u nisën drejt foltores, duke e bllokuar, teksa deputeti Gazment Bardhi kërkoi largimin e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga salla, e po ashtu i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi të hapte votimin për heqjen e mandatit të saj. Ndërkohë, ky i fundit vijoi me leximin e fjalimit të tij hapës dhe rendit të ditës, teksa herë pas here hidhte batuta për të bërtiturat e Bardhit.







