Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se kostoja për transferimin e 5 mijë eurove është ulur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Nëse vitin e kaluar për të transferuar këtë shumë paguhej 0.76% e shumës (ose 38 euro), këtë vit komisioni ka rënë në vetëm 0.08%, që përkthehet në rreth 4 euro.

Për transfertat me vlera më të larta, rënia e kostove është edhe më e theksuar. Sipas BSH-së, duke iu referuar një raporti të Banka Botërore, për një transfertë prej 20 mijë eurosh komisioni i dërgimit është ulur nga 0.47% që ishte një vit më parë, në vetëm 0.02% aktualisht.