Është hapur për qarkullim segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në zonën e mbikalimit të Rinasit, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në këtë aks të rëndësishëm.
Autoritetet bëjnë të ditur se ky është vetëm një hap i parë, pasi në vijim pritet të vijojë puna për zgjerimin e mëtejshëm të rrugës drejt Durrësit.
Paralelisht, në plan janë edhe projekte të tjera infrastrukturore si Korridori Blu, me segmentet Kashar–Lekaj dhe Lekaj–Fier, që synojnë përmirësimin e lidhjeve rrugore në vend.
Gjithashtu, së shpejti pritet të finalizohet gara për ndërtimin e segmentit Milot–Balldren, një tjetër nyje e rëndësishme në rrjetin rrugor kombëtar.







