Screenshot

Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme, ndërsa dëshmi të reja kanë hapur një pistë tjetër hetimesh.

Sipas materialeve të publikuara së fundmi, vajza dyshohet se është rrëmbyer dhe mbajtur peng për tre muaj në zonën e Llakatundit, në Vlorë. Informacioni u përforcua gjatë emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV.

Në studio, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, u përball me fakte dhe dëshmi të reja. Ajo tha se familja e vënë në qendër të dyshimeve kishte pasur më parë konflikte me familjen e saj.

“Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im kishte konflikt me ta dhe i kishte denoncuar në polici në maj të vitit 2010,” tregoi Veizi.

Gjatë emisionit u prezantua fotografia e vajzës së çiftit nga Llakatundi, që dyshohej se mund të ishte Bleona. Nëna e pa për herë të parë imazhin, duke theksuar se tiparet nuk përputheshin plotësisht, por dyshimet e saj ndaj familjes mbeten të forta.