Vëmendja e Evropës zhvendoset këtë mbrëmje në Wiener Stadthalle, Austri, për Finalen e Madhe të Eurovision Song Contest 2026, ku Shqipëria ngjitet e pesta në radhë me Alis Kallaçin dhe këngën “Nân”.

Performanca e tij pritet të jetë një nga më emocionueset e natës, ndërsa “Nân” po renditet mes këngëve më të klikuara.

Gara hapet nga Danimarka dhe vijon me disa shtete të tjera para Shqipërisë.

Si ta mbështesim Shqipërinë:
Diaspora mund të votojë për përfaqësuesin shqiptar (kodi 05), pasi brenda vendit nuk lejohet votimi për shtetin përkatës.