Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare. Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së 8 shtatorit, deputetët do të vijojnë me diskutimet dhe interpelancat e parashikuara në rendin e ditës.

Në fokus janë pesë interpelanca urgjente, të kërkuara nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelanca e parë do të zhvillohet me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndërsa një tjetër është kërkuar me ministrin e Punëve të Brendshme.

Në vijim, deputetët do të kërkojnë përgjigje edhe nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.

Seanca pritet të përqendrohet te çështjet e ngritura nga deputetët përmes interpelancave urgjente.