Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi sot se opozita do të organizojë protestë para Parlamentit ditën që do të diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Bardhi theksoi se nëse Kuvendi nuk heq imunitetin, zona përreth do të kthehet në bunker me protestues që nuk do të ndalen. Sipas tij, shkarkimi i Ballukut është pasojë e dështimit të Edi Ramës, i cili po mbron veten nga skandalet korruptive.
Ai akuzoi Ramën se ka qenë avokat i Ballukut për gati dy muaj, duke shtuar se Rama po e mbron atë për të shpëtuar vetë. Bardhi u shpreh se, nëse Balluku arrestohet, Rama do të jetë i pari që do të ndiqet nga SPAK-u.






