Sot, rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”, një automjet i drejtuar nga shtetasja J. D. është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi E. M.

Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.