Të martën priten kushte atmosferike të paqëndrueshme me vranësira të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët do të nisin që në mëngjes në zonat bregdetare dhe më pas do të përhapen në të gjithë vendin. Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme, me shtrëngata të shkurtra dhe lokalisht shkarkesa elektrike në zonat jugperëndimore dhe qendrore.
Në zonat malore (mbi 800–900 m) në veri dhe juglindje priten reshje të lehta bore. Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare, ndërsa në bregdet dhe lugina do të jetë më e fortë. Deti me valëzim mesatar (3 ballë).







