Screenshot

Pas vendimit të Bordit të Transparencës për ta çuar çmimin e naftës në 224 lekë për litër, ka reaguar Konfindustria, duke kërkuar rishikim të menjëhershëm të politikave fiskale në tregun e karburanteve.

Sipas saj, rritja e çmimeve rrezikon të sjellë inflacion të lartë dhe tkurrje ekonomike, madje paralajmërohet edhe mundësia e një recesioni në vitet në vijim.

Konfindustria propozon uljen e taksave mbi karburantet dhe automjetet, si dhe transformimin e Bordit të Transparencës në një ent rregullator të përhershëm për të kontrolluar tregun dhe shmangur abuzimet.