Më 27 prill, në orën 11:00, në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të pandehurit dyshohet se janë të përfshirë në vepra të rënda si korrupsioni, pastrimi i parave dhe deklarimi i rremë i pasurisë.

Gjatë fazës paraprake, ata kanë kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe me prapavijë politike.

Hetimet lidhen me një dosje të hapur më herët, ku ndaj Metës janë ngritur disa akuza penale, përfshirë çështje që lidhen me financa dhe deklarimin e pasurisë.