Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Vorë–Fushë Krujë. Një automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë, duke dalë nga korsia dhe përfunduar jashtë saj.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.