Ndoshta do t’ju duket e çuditshme, por në ditët kur temperaturat bëhen përvëluese, unë zgjedh malin. E dua detin dhe do ta dua gjithmonë, por jo kur nxehtësia të lodh më shumë sesa të çlodh.
Mali të fal freski, qetësi dhe një ndjesi lirie që është e vështirë ta përshkruash me fjalë. Zhurma e gjetheve, aroma e pishave dhe ajri i pastër të kujtojnë se pushimi nuk është vetëm rërë dhe dallgë, por edhe një frymëmarrje e thellë larg zhurmës dhe vapës.
Për mua, fundjava nuk është thjesht një destinacion. Është zgjedhja për t’u kthyer me më shumë energji, qetësi dhe mirënjohje për natyrën.
Elisa Kocaqi
Gazetare






