Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizoi operacionin e koduar “Targeti”, duke arrestuar Valmir Polisin, 37 vjeç, i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të narkotikëve.

Shtetasi fshihej në fshatin Pishkash dhe tentoi të largohej kur konstatoi efektivët, por u kap nga policia. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte dënuar me 9 vite e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë.

Pas arrestimit, ai do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për procedurat e mëtejshme.